Aktualitet

I vendoset eksploziv biznesit në Durrës, vihet në pranga autori, e pëson dhe menaxheri i lokalit, në makinë iu gjet një a

9 Qershor 2021, 09:18 Nga DOSJA
I vendoset eksploziv biznesit në Durrës, vihet në pranga autori,

DURRËS– Një shpërthim me tritol është regjistruar ditën e sotme në një biznes në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 14 Durrës. Mësohet se personi me inicialet J.D., është afruar pranë godinës trekatëshe, biznes në pronësi të personit me inicialet G.M, banues në Shijak dhe ka hedhur lëndë plasëse.

Nga shpërthimi i eksplozivit janë regjistruar dëme të vogla materiale, pasi fatmirësisht askush nuk ndodhej në biznes në ato momente. Veprimet e grupit hetimor bënë që autori të vihej në pranga. Gjithashtu mësohet se është vënë në pranga edhe 34-vjeçari me inicialet B.Z., banues në Shetaj, Durrës, menaxher i pronarit të lokalit ku u vendos lënda plasëse.

Kjo pasi, nga kontrolli që u bë në makinën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri me shtatë fishekë. Është proceduar penalisht edhe vëllai i autorit që vendosi lëndën plasëse.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres eksploziv biznesit ne durres durres eksploziv biznesit ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2021, 07:46

TIRANË– Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ...