Aktualitet

I zhdukur që prej 27 majit/ E konfirmon policia malazeze: Trupi i pajetë që u gjet në Ulqin është i Elezoviçit, po përca

9 Qershor 2021, 14:00 Nga DOSJA
I zhdukur që prej 27 majit/ E konfirmon policia malazeze: Trupi i

ULQIN–Tashmë është zyrtare! Trupi i pajetë që u gjet mbrëmjen e djeshme në Ulqin është i ish-shefit shqiptar të anti-drogës, Rudolf Dofi Elezoviç. Autoritetet po punojnë për të zbardhur përcaktimin e rrethanave që çuan në vdekjen e tij.

Mediat malazeze raportojnë se nga autoritetet vendase është lëshuar urdhëri që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që tani për tani, dyshohet për vetëvrasje.

Policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë mbrëmjen e djeshme, i cili sot rezultoi se ishte i ish-zyrtarit të zhdukur. Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës që më datën 27 maj në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

Sipas deklarimeve të disave nga të arrestuarit, Elezović dhe disa kolegë të tij më herët kanë bërë lëshime duke lejuar trafikun e sasive të mëdha të drogës. Sipas një prej të arrestuarëve, Elezović për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje, të cilën me pas e ndante me kolegët. Të njëjtën histori e kanë treguar më së paku edhe dy të arrestuar të tjerë, por nuk dihet ende se sa të vërteta janë këto dëshmi. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rudolf elezovic rudolf elezovic

Sondazh

Poll