Aktualitet

Gripi i shpendëve, zv/ministrja sqaron qytetarët: Njerëzit nuk rrezikojnë infektimin

9 Qershor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve, zv/ministrja sqaron qytetarët: Njerëzit nuk

TIRANË– Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka sqaruar sot se nuk ka asnjë rrezik për njerëzit nga gripi i shpendëve H5N8. Në një intervistë për Report Tv, Gjeçi ka deklaruar se rastet e konfirmuara janë në ferma shtëpiake nga ku kanë ngordhur 300-320 shpendë. Gjeçi sqaroi se masat janë marrë dhe se është ndaluar importi i shpendëve nga vendet e riskut.

“Në tre vatrat e konstatuara kanë ngordhur 300-320 shpendë. Rastet e konfirmuara janë nëpër ferma të vogla shtëpiake, pula, rosa e pata. Prejardhja e gripit dyshohet nga shpendët e egra migratore. Është ndaluar importi i shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit, Kosovë, rajone të Greqisë Veriore, Poloni Sllokvaki, Hungari, Gjermani, Ukrainë, Izrael, Belgjik, Rumani Ceki, Danimark etj., me qëllim  shmangien e infektimit. Situata është nën kontroll, janë izoluar vatrat dhe janë nën monitorim. Njerëzit nuk rrezikojnë infektim nga gripi i shpendëve”, tha Gjeçi.

Sëmundja sipas MBZHR është aktive në tri vatra në Fushë- Krujë, në Dajt dhe Bujan.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ermira gjeçi. gripi i shpendeve ermira gjeçi. gripi i shpendeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2021, 07:46

TIRANË– Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ...