Aktualitet

Konfiskimi i pasurisë së Dritan Dajtit, SPAK kërkon 3 apartamente në emër të gruas dhe pjesën e kapitalit të dy shoqëri

9 Qershor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Konfiskimi i pasurisë së Dritan Dajtit, SPAK kërkon 3 apartamente

TIRANË–  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së prej pasurive të Dritan Dajtit, të cilat janë në emër të gruas së tij.

Sipas Top Channel, bëhet fjalë për 3 apartamente, një ndërtesë dhe pjesa e kapitalit të dy shoqërive që i përkasin bashkëshortes së Dritan Dajtit. Në seancën që pritet të mbahet ditën e sotme, Dritan Dajti, autori i masakrës së Durrësit, ngjarje ku mbetën të vrarë katër efektivë policie, ka thënë se nuk do të marrë pjesë.

Kërkesa është në bazë të Operacionit “Forca e Ligjit”, i cili më herët ka kërkuar vendosjen nën sekuestro të pasurive të Dajtit. OFL ra në gjurmët e Dajtit në shkurt të vitit të kaluar. Dritan Dajti ndodhet aktualisht në burgun 302, në Tiranë, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqte burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertonte atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite. Dajti akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë në vitin 2009.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti kerkohet sekuestrimi i pasurive te dajtit dritan dajti kerkohet sekuestrimi i pasurive te dajtit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2021, 07:46

TIRANË– Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ...