Aktualitet

Sekuestrohen 41 mijë euro në Kakavijë, procedohet drejtuesi i kamionit, i kishte futur në një çantë dore

9 Qershor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Sekuestrohen 41 mijë euro në Kakavijë, procedohet drejtuesi i

KAKAVIJË– Sekuestrohen 41 mijë e 45 euro në Kakavijë. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë kanë ndaluar për kontroll një kamion që drejtohej nga një 30-vjeçar me inicialet F.S..

Në një çantë dore, policia gjeti paratë e fshehura, të cilat 30-vjeçari nuk i kishte deklaruar. Ky i fundit u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë Kakavijë. Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 41.045 euro. Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, një mjet kamion me drejtues shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në një çantë dore, 41.045 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i kamionit shtetasi F. S. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kakavije sekuestrohen 41 mij euro ne kakavije kakavije sekuestrohen 41 mij euro ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2021, 07:46

TIRANË– Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ...