Aktualitet

Uji i pijshëm kthehet në ‘shatërvan’ në Shkozë! Gazetari ndan pamjet: Faleminderit Lali Eri për këtë vepër monument

9 Qershor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Uji i pijshëm kthehet në ‘shatërvan’ në

TIRANË– Teksa shumë zona në Tiranë nuk kanë ujë të pijshëm, Shkoza ka ujë me bollëk, madje edhe ‘tepron’ dhe del në sipërfaqe të tokës.

Rasti është denoncuar nga gazetari Erjon Skëndaj, ku në videot e ndara në rrjetet sociale duket teksa uji ‘çan’ asfaltin dhe del në rrugë, duke krijuar ‘shatërvan’ në rrugë, pasi sipër ujit janë vendosur edhe gurë, për të penguar devijimin. Skëndaj shkruan se uji u pijshëm në rrugën Aleksandër Marteli në Shkozë ndodhet në këtë gjendje prej tre ditësh, ndërsa UKT nuk vë dorë.

Postimi i gazetarit Skëndaj:

“Shatervani me i ri” ne Shkoze!!!!  Vizitoret freee. Faleminderit “Lali Eri” per kete veper monumentale te rradhes, si dhe UKT-s qe ben sehir! Tre dite e nete uji lume ne rrugen Aleksander Marteli. E njejta histori ndryshon vetem “lloji i shatrivanit”. Uji ka po ska profesioniste!

 (kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendaj shperthen uji i pijshem ne shkoze erjon skendaj shperthen uji i pijshem ne shkoze

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2021, 07:46

TIRANË– Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ...