Aktualitet

FOTOT NGA TAKIMI/ I rreshtoi para vetes, Ardi Veliu paralajmëron ‘furtunë’ shkarkimesh

9 Qershor 2021, 12:17 Nga DOSJA
FOTOT NGA TAKIMI/ I rreshtoi para vetes, Ardi Veliu paralajmëron

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka paralajmëruar ‘furtunë shkarkimesh’ në radhët e uniformave blu. Gjatë takimit të zhvilluar ditëne otme metë gjithë shefat e komisariateve e krerët e DVP-ve, Veliu është treguar i ashpër kur ka thënë se dëshiron të shohë reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

“Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së. Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime. Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet,”- theksoi drejtori i PSH.

Veliu i mblodhi sot strukturat pas situatës së rënduar kriminale në vend. Vetëm një ditë më parë u shënua vrasja e fundit në fshatin Gjoçaj të Peqinit ku mbeti i vrarë Ylber Xhahysa. Në pesë muaj e parë të vitit 2021, numërohen 27 viktima nga ngjarjet kriminale, përfshirë këtu atentate mafioze, vrasje pas konflikteve të çastit dhe krim në familje.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ardi veliu

Sondazh

Poll