Politike

Deputeti Erion Piciri reciton poezi në Kuvend, kolegët shkrihen së qeshuri

9 Qershor 2021, 13:02 Nga DOSJA
Deputeti Erion Piciri reciton poezi në Kuvend, kolegët shkrihen

TIRANË– Kuvendi i ditës së sotme kishte dhe momente që nuk duheshin humbur. Erion Piciri, u mundua  të recitonte një kryevepër të letërsisë botërore poezinë e Robert Frost “The road not taken”. Interpretimi i poezisë shkaktoi të qeshura në sallë.

Piciri është bërë dhe herë tjetër protagonist i një episodi të ngjashëm por me të bërtitura për të cilat nëntorin e kaluar u përjashtua nga seanca.


Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion piciri seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 erion piciri seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll