Politike

U largua nga PS për LSI-në! Gjetan Gjetani shpreh votën KUNDËR shkarkimit të Metës, ndan fletën e shpërndarë në Kuvend

9 Qershor 2021, 11:27 Nga DOSJA

TIRANË– Gjetan Gjetani i cili iu largua Partisë Socialiste për t’iu bashkuar LSI-së, ka shprehur votën e tij kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Ai ka ndarë në ‘Facebook’, fletën e cila është shpërndarë në Kuvend, për të hedhur votën e tyre deputetët.

Gjetani shkruan se raporti përfunimtar nuk shprehet asgjë tjetër veçse dëshira e Ramës për të uzuptuar institucionin e fundit të pauzuptuar.

Postimi:

Shpreh voten time kundra raportit përfundimtare për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë! Në raportin përfundimtare, nuk shprehet gjë tjeter, veçse deshira e Edi Ramës, për të uzurpuar edhe Institutocionin e fundit të pauzurpuar. Po ashtu shpreh edhe votën time, kundra shkarkimin të Presidentit!

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjetan gjetani seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 gjetan gjetani seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll