Politike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Balla nga Kuvendi: Ilir Meta e nxiti atë dhunë, edhe Policia e Shtetit ka përgjegjësi se nuk mori

9 Qershor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Balla nga Kuvendi: Ilir Meta e nxiti atë

TIRANË– Deputeti Taulant Balla ka fajësuar Policinë e Shtetit për mosmarrjen e masave për shmangien e përplasjes së ndodhur më 21 prill në Elbasan, ngjarje ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Nga foltorja e Parlamentit, Balla tha se ajo dhunë u nxit nga Meta, i cili lëshoi një bum deklaratash.

Por, sipas Ballësh, edhe Policia e Shtetit mund ta parandalonte këtë krim, pasi ishte njoftuar se në makinat e loguara të PD udhëtonin persona të armatosur.

Atë ditë Ilir Meta vetëm 3-4 orë përpara ngjarjes deklaronte dhe bënte thirrje të mprehim thikat, kosoret, lopatat. Dhe pak orë më pas një organizatë kriminale e ngritur, e mbështetur, e pranuar publikisht nga PD, ekzekutoi në qendër të qytetit të Elbasanit një qytetar autokton të Elbasanit, familja e nderuar Xhuvani, dhe që për fat të keq ende PD nuk është distancuar nga ky akt kriminal që mban tërësisht përgjegjësinë e tyre dhe të Ilir Metës në bashkëpunim si nxitës të dhunës dhe njerëzit e reduktuar mercenarë të PD si vrasës me pagesë. E kam thënë se ajo që ndodhi në Elbasan ishte dhe një përgjegjësi e Policisë së Shtetit e cila nuk i mori masat në kohë, nuk parandaloi një akt kriminal teksa ishte njoftuar se në makinat e loguara të PD udhëtonin persona të armatosur dhe që për fat të keq Policia e Shtetit duhet të ngrihet në përgjegjësinë dhe pritshmërinë  e qytetarëve shqiptarë në këtë mandat tonë të tretin sepse ende nuk është aty ku unë do të kisha dëshirë ta shikoja Policinë tonë të Shtetit. Shpresoj që Policia e Shtetit të bëjë ringritje më të fortë në përballje me krimin,”- tha Balla.

Kuvendi voton sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 taulant balla seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 taulant balla

Sondazh

Poll