Politike

U rikthye në Kuvend për të votuar shkarkimin e Metës! Rama me maskë, hedh votën në foltore, largohet nga Parlamenti

9 Qershor 2021, 12:45 Nga DOSJA
U rikthye në Kuvend për të votuar shkarkimin e Metës! Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u rikthye në Kuvendin e Shqipërisë, për të hedhur votën e tij për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me maskë, dhe tepër i heshtur, Rama vendosi që votën e tij ta jepte në foltoren e Kuvendit. Më pas kreu i qeverisë largohet nga Parlamenti.


Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama shkarkimi i metes 2 edi rama shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll