Politike

Votoi për shkarkimin e Metës/ Gjuzi ngre lart fletën e votimit, tregon çfarë shkroi, deputetët habiten: Jooo!

9 Qershor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Votoi për shkarkimin e Metës/ Gjuzi ngre lart fletën e votimit,

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi në momentin që ka marrë fletën e tij për të votuar pro ose kundër shkarkimit të presidentit Meta, ka bërë një veprim të papritur. Në momentin që është drejtuar drejt kutisë së votimit për të futur fletën, ai e ka treguar për të gjithë deputetet e pranishëm. Gjuzi ngre lart fletën e bardhë, veprim ky që u prit me habi nga të pranishmit. Alket Hyseni i bëri të ditur se kjo nuk lejohet.


‘Zoti Gjuzi nuk lejohet me rregullore jo lutem’- i drejtohet Alket Hyseni.

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kujtim gjuzi seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 kujtim gjuzi seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll