Politike

Boiken Abazi pyet Ramën: Pse nuk reagon për dënimin e Ratko Mladiç nga Gjykata e Hagës?

9 Qershor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Boiken Abazi pyet Ramën: Pse nuk reagon për dënimin e Ratko

TIRANË- Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka pyetur Kryeministrin Edi Rama, pse nuk ka reaguar për dënimin që i ka dhënë Gjykata e Hagës, Ratko Mladiç-it, i njohur si “kasapi i Bosnjes”. Në një postim në Facebook, ai shkruan se të gjithë kanë reaguar dhe e kanë mbështetur vendimin e Hagës përveç Ramës dhe qeverisë së tij.     

Postimi i plotë:

Mladiç dënohet për gjenocid, qeveria Rama hesht. Në Hagë u rikonfirmua dënimi me burgim të përjetshëm i komandantit të ushtrisë serbe në Bosnje Hercegovinë, Ratko Mladiç. I njohur si “Kasapi i Bosnjes”, Mladiç u dënua për gjenocid dhe krime lufte. Mbi këtë gjenocid u ngrit edhe “Republika Srpska” në Bosnje.

Pa dyshim që duhet mbështetur e përshëndetur ky dënim, ashtu siç ka bërë Kryeministri Kurti, Presidenti Biden dhe shumë personalitete të tjera. Përse kryeministri Rama dhe Qeveria e Shqipërisë ende nuk janë shprehur për këtë vendim historik të Hagës? Kujtojmë që Presidenti i Serbisë, Vuçiç, e ka nderuar Mladiçin më herët duke vendosur në nderim të tij në Beograd një pllakatë që simbolikisht emërtonte një bulevard me emrin “Ratko Mladiç”.

Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm, për gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, kur forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, për terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrje peng të pjesëtarëve të misionit të huaj, UNPROFOR, gjatë luftës në Bosnje.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike boiken abazi burg perjete per ratko mlladic edi rama ratko mladic boiken abazi burg perjete per ratko mlladic edi rama ratko mladic

Sondazh

Poll