Politike

Kuvendi miraton raportin e Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta, me 104 vota pro

9 Qershor 2021, 12:02 Nga DOSJA
Kuvendi miraton raportin e Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta, me

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 104 vota pro, totalisht jashtë parashikimeve, maxhoranca arriti miratimin e raportit të Metës në Kuvend.

Shtatë vota ishin kundër miratimit të raportit të Komisionit, ndërkohë që dy të tjerë abstenuan. Një fletë ka rezultuar e pavlefshme. 


Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll