Politike

Kur votoi Rama për shkarkimin e Metës? Kamerat s’e kapën asgjëkundi, kryeministri nuk ishte në radhën e deputetëve për

9 Qershor 2021, 11:12 Nga DOSJA
Kur votoi Rama për shkarkimin e Metës? Kamerat s’e kapën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama erdhi sot nga Bullgaria për të qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit që të do të përmbyllë vendimin për shkarkimin apo jo të Presidentit Ilir Meta. Krejt në mënyrë të papritur, Rama u shfaq LIVE në profilin e tij në Facebook, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai foli më shkurt se asnjëherë më parë në Kuvend, ndërkohë që nuk u pa dhe nuk u filmua nga asnjë nga kamerat në momentin që votoi. Kreu i Qeverisë është pikasur nga kamerat vetëm në momentin që zbret në foltore për të folur, duke lënë shumë dyshime për momentin se kur ka votuar, apo nëse u është bashkuar në radhë, deputetëve të tjerë….

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputeët ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës.

Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 edi rama seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll