Politike

Tabaku del në mbështetje të protestës së gazetarëve: Kuvendi po eleminon transparencën, po cënohet rëndë liria e media

9 Qershor 2021, 10:02 Nga DOSJA
Tabaku del në mbështetje të protestës së

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dalë në mbështetje të gazetarëve të cilët protestuan ditën e sotme para Kuvendit të Shqipërisë, pas vendimit që i ndalon ata të raportojnë drejtpërdrejtë nga brenda parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku shkruan se Kuvendi ka eleminuar transparencën, duke mos publikuar as ligjet, vendim i cili nuk respekton ligjet bazë të funksionimit të parlamentit. Sipas Tabakut, vendimi i fundit cënon rëndë lirinë e shprehjes dhe të fjalës së lirë.

Postimi i Jorida Tabakut:

Në mbështetje të protestës të gazetarëve të terrenit që ndjekin punimet e kuvendit, në mbështetje të fjalës së lirë!

Gazetarët që ndjekin punimet e kuvendit raportojnë çdo ditë në kushte të vështira lajmin pa filtra, pa ndikime, lexojnë çdo ditë ligjet më mirë dhe më saktë se sa deputetët duke qenë e vetmja dritare me të vërtetën në parlament. Ky i fundit tashmë ka eleminuar transparencën dhe ka mbyllur edhe këtë dritare duke thelluar bunkerin e mostransparencës dhe duke mos publikuar as ligje, që ndryshon kalendarin abuzivisht, që nuk respekton rregullin edhe ligjet bazë për funksionimin e një parlamenti normal!

Mbas ligjit të shpifjes, mbas kontrollit të informacionit, mbas dhjetra faqeve me lajme fake, heqja e transparencës nga parlamenti çon në kontrollin e plotë të lajmit nga qeveria dhe cënon rëndë lirinë e shprehjes dhe të fjalës së lirë!

Gazetarët janë mbledhur sot në orën 09:00 për të zhvilluar një protestë kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që i lë ata jashtë seancave parlametare. Në orën 09:00, pjesëtarët e pushtetit të katërt u vendosën para Kuvendit të Shqipërisë, para nisjes së seancës plenare për të zhvilluar një protestë paqësore. Me parulla në duar me mbishkrimin “Krijuat ERTV, mos krijoni GRTV”, referuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, gazetarët thanë se nëse u ndalohet raportimi nga Kuvendi, atëherë rrjedhimisht ata nuk kanë më asnjë rol në shoqëri.  Një nga një, gazetarët folën para kamerave dhe kërkuan tërheqjen e këtij vendimi që nuk u lejon të ushtrojnë detyrën e tyre.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazetarët në protestë jorida tabaku ndalimi i gazetareve ne kuvend gazetarët në protestë jorida tabaku ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll