Politike

Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, Maliqi deklaron dhe njëherë votën e tij: Seancë turpi, estradë

9 Qershor 2021, 09:54 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, Maliqi deklaron dhe njëherë

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar votën e tij kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Jashtë Kuvendit, Maliqi foli për kamerat dhe tha se seanca e sotme është një seancë fasadë, qesharake dhe e gjitha aktrim.

Sipas Maliqit, Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve dhe një pjesë e sulmon duke i vënë kushte për hapjen e negociatave, dhe për këtë arsye kërkon shkarkimin e Metës. 

 

“Sot është seanca e turpit e këtij parlamenti të kapur, kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos, që shpresoj mos ta  ketë kapur Rama, se nuk ka asnjë alibi për të shkarkuar presidentit, Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve dhe një pjesë e sulmon duke i vënë kushte për hapjen e negociatave. Shtatori do jetë me protesta, me mosnjohje të zgjedhjeve, por vendi është zhytur në varfëri ekstreme, vjeshta do jetë vjeshta e shqiptarëve,”- tha Maliqi.

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lefter maliqi seanca plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 lefter maliqi seanca plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll