Politike

‘Më rëndon shumë’/ Pandeli Majko: Shpreh votën time pro shkarkimit të Metës

9 Qershor 2021, 11:01 Nga DOSJA
‘Më rëndon shumë’/ Pandeli Majko: Shpreh votën

TIRANË– Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka shprehur votën e tij pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij nga Kuvendi, ai tha se ky vendim e rëndon mirëpo presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij. Ndër të tjera, Majko tha se Meta është votuar nga një masë e madhe votuesish mirëpo sot është momenti i shkarkimit të tij.


‘Mendoj që të gjithë kolegët deputetë pa pasur parasysh zhvillimet ka një perceptim për presidentin. Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta. Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij.Pozita ime e vështirë.E mora fjalën për të shprehur votën tim pro shkarkimit, votë që sigurisht më rëndon shumë, por në thelb ka raportin me të vërtetën. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish. Është momenti i shkarkimit të Presidentit dhe do të kalojë në 1000 filtra. Kjo që do të prodhohet sot do të kalojë në filtrat e juristëve me përvojë të Gjykatës Kushtetuese. Raporti ynë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. Do votoj pro, për të tjerat të na gjykojë koha”’- u shpreh Majko.

PËR HERË TË PARË! Sot votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta në Kuvend, maxhoranca kërkon 94 vota, Alimadhi kërkon dokumentin, debatet me Hysin dhe Hysenin, Roshi dhe Maliqi deklarohen kundër. Rama: S’e mbajmë dot në kurriz

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike pandeli majko seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 pandeli majko seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll