Politike

DEBATI/ Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, Alimadhi ndërpret Hysenin: Na sillni dokumentin ta shohim. Hysi: Shko tek sekretaria dh

9 Qershor 2021, 09:59 Nga DOSJA
DEBATI/ Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, Alimadhi ndërpret Hysenin: Na

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka kërkuar që të shikonte dokumentin e raportit ku janë deklaruar të gjitha shkeljet e Presidentit sipas Komisionit Hetimor që u ngrit nga maxhoranca.

I pranishëm në seancën e Kuvendit, Alimadhi tha se të gjithë deputetët kanë të drejtë të shohin shkeljet dhe dokumentin e hartuar.

Ai ndërpreu fjalën e Alket Hysenit dhe kërkoi letrat, ndërsa Vasilika Hysi i tha se këtë kërkesë mund ta bënte në Sekretari dhe se nuk e ka ndaluar askush.

Pjesë nga debati:

Adriatik Alimadhi: E dëgjuam raportin e kryetarit dhe në thelb të këtij raporti është marrja e ekspertit ligjor. Nuk e di nëse raportin e ka komisioni. Do të kërkoja raportin e firmosur nga eksperti. Nëse është, do ta kërkoja. Pyetja që kam me raportin, doja të dija licensimin e ekspertit ligjor që ka ushtruar këtë të drejtë.

Vasilika Hysi: Në raport i keni të gjitha dhe përgjigjet e pyetjeve tuaja. Kjo është procedurë që rregullohet në procedurën ligjore. Nëse nuk e keni kuptuar raportin, mund të flas.

Alket Hyseni: në raport është specifikuar. I jemi referuar ekspertit. Është e drejtë që i është referuar ligjit, është vendimi përkatës. Në dosje është dhe vendimi për caktimin e ekspertit. Eksperti është gjë tjetër, dhe eksperti ligjor është diçka tjetër.

Adriatik Alimadhi: Unë nuk jam mësuar kështu. Nëse kjo përbën problem që ju do të edukoni mua, e pranoj këtë. Unë do votoj shkarkimin e presidentit, por si ka mundësi që këta deputetë mos të keni një raport të një eksperti që tregon shkeljet. Unë dua të ndërgjegjësohem me aktet me të cilat i keni në raport. A do që të votoj unë? Nga momenti që duhet të votojë, duhet të krijojë bindjen e plotë që presidenti të shkarkohet për këtë shkelje. Nga momenti që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, do të duhen këto procedura. Më duket se po e ndihmoj komisionin në këtë rast. Më jepni materialin.

Vasilika Hysi: Zoti Alimadhi, komisioni sjell raportin. Të gjitha aktet kanë të administruara dhe asnjë deputet nuk është i ndaluar që të shkojë tek sekretaria e komisionit dhe të lexojë raportet. Ato nuk mund t’i aksesoni nëse nuk keni certifikatën e sigurisë. Ju keni akses që t’i lexoni. Kjo nuk është për të dhënë mësim apo leksion, por t’ju sqaroj.

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputeët ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo.  Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik alimadhi alket hyseni seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 vasilika hysi adriatik alimadhi alket hyseni seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 vasilika hysi

Sondazh

Poll