Politike

Rama mbërrin nga Bullgaria për të shkarkuar Metën: Parlamenti të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90 % të popullit shqi

9 Qershor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Rama mbërrin nga Bullgaria për të shkarkuar Metën:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kthyer sot nga Bullgaria për të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë ku u votua për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Përpara deputetëve, Rama tha se Meta e ka poshtëruar Shqipërinë, ka përdhosur imazhin e vendin në botë, ka shkatërruar marrëdhëniet speciale që Shqipëria ka krijuar me SHBA-të dhe se për këto arsye duhet shkarkuar.

Pa u zgjatur shumë, Rama tha se fjalët për Metën si President kanë mbaruar dhe se tani i takon Parlamentit që të flasë me votë. Kreu i qeverisë i bëri thirrje Parlamentit që të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar, të cilët sipas tij, duan shkarkimin e Metës.

“Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e Presidentit të Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ka shëmbur institucionin e garantit dhe unitetit kombëtar. Ilie Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve dhe garancisë parlamentare. Ilir Meta ka poshtëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhëniet krejt speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e popullit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë vazhdimisht në mënyrë që të kthehej në binarët e arsyet e morales ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më mbi kurriz Ilir Metën. Ky Parlament do të ushtrojë sot pa ngurim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar dhe për ta shkarkuar atë nga detyra. Keqardhje për mikun tim Ilir, por ky Meta i sotshëm nuk mund të ketë më kurrsesi statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti dhe fjalët për të si President kanë mbaruar. Tani të flasë Parlamenti me votë,”- tha Rama.

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputeët ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo.  Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll