Politike

Artur Roshi shpërthen në Kuvend: Votoj kundër shkarkimit të Presidentit, Rama sillet si babai i pushtetit të rrëmbyer

9 Qershor 2021, 10:11 Nga DOSJA
Artur Roshi shpërthen në Kuvend: Votoj kundër shkarkimit të

TIRANË– Deputeti Artur Roshi ka deklaruar votën e tij kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Nga foltorja e Kuvendit, Roshi tha se vendi ynë nuk do të ishte në këtë gjendje, nëse Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhej kaq shpejt dhe do të vepronte në mënyrën që po vepron për shkarkimin e Metës, për shumë gjëra të tjera.

Kryeministrin Edi Rama, Roshi e konsideroi babnë e pushtetit të rrëmbyer.

Sikur mazhoranca të vepronte kaq shumë sa po bëN për shkarkimin e presidentit, vendi nuk do ishte kështu. Ku është shkelja e presidentit Meta? Thonë se është treguar i një anshëm. Po, është treguar i njëanshëm, por ka ruajtur balancën, Po ju a jen duku cënuar simbolin e unitetit?! Sjellja e unitetit të kombit është i paprekshëm. Po. Rama sillet si babai i të drejtës, por është babai i pushtetit të rrëmbyer. Iniciativa e shkarkimit të parë të Metës kishte elemente më serioze, këtë herë jo. Ju zoti Rama nuk keni diferencë politike me Metën. Ajo që vlerësoni ju janë diferencat për pushtetin. Ndaj unë do votoj kundër shkarkimit të Presidentit Meta, kundër krimit të një presidenti të tillë. Ftoj kolegët që të bëjnë bilancin e këtij vendimi,”- tha Roshi.

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një nga një, deputetë ju drejtuan kutive pritet numërimi i tyre për të parë nëse maxhoranca i ka bërë 94 vota për shkarkimin e Metës apo jo. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artur roshi seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 artur roshi seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll