Bota

Seanca e Mustafës, Prokuroria: Duam që gjykimi të nisë më 12 korrik

9 Qershor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Seanca e Mustafës, Prokuroria: Duam që gjykimi të nisë

HAGË- Prokururia ka kërkuar që gjykimi i ish-Kreut të UÇK-së, Salih Mustafës të fillojë në 12 korrik. Gjatë seancës së sotme në Hagë, Prokuroria është shprehur se dëgjimi i dëshmitarëve mund të bëhet në 15 korrik.

“Ne duam që gjykimi të fillojë në korrik. Më 12 korrik. Prokuroria mund të fillojë me dëgjimin e dëshmitarëve më 15 korrik. Prokuroria do që t’i dëgjojë dy dëshmitarë para pushimit veror”, tha prokurori.

Ndërkohë që nga ana tjetër, mbrojtesja e viktimave ka deklaruar se gjykimi duhet që të fillojë kur të gjitha palët të jenë të përgatitur.

“Viktimat kërkojnë drejtësi. Ato kanë pritur 22 vjet dhe është në interes që kjo të fillojë sa më shpejt. Avantazhi i fillimit pas pushimit të verës është se ne të gjithë do të jemi të përgatitur”, tha ajo.

Ndërsa avokati i Mustafës, Julius Von Bone, u shpreh se nuk mund të pajtohen me këtë propozim, pasi afati kohor është i vogël, dhe se ata kanë planifikuar disa misione, të cilat nuk mund t;i ndërpresin.  

“Ne nuk jemi dakord me afatin kohor. Ne kemi planifikuar disa misione dhe do të ishte e vështirë t’i ndërprisnim. Do të ishte edhe më mirë për gjykimin që më mirë ta bëjmë pushimin dhe më pas të fillojë gjykimi. Mendoj se pas pushimit, të gjitha proceset do të jenë më mirë të përgatitura. Në të kundërtën, do të ishte e pamundur që ne të mund të ishim të përgatitur për 12 korrik”, tha avokati i Mustafës.

LAJMI KRYESOR: Çështja e Mustafës, ish-kreu i UÇK-së del sot në seancë të hapur në Hagë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni julius von bone kosova ne hage salih mustafa julius von bone kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll