Bota

Dënimi i përjetshëm i “kasapit të Bosnjes”, Sekretari i NATO-së: E mirëpres vendimin përfundimtar 

9 Qershor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Dënimi i përjetshëm i “kasapit të Bosnjes”,

BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka komentuar dënimin me burgim të përjetshëm, të Ratko Mlladic, i njohur si kasapi i Bosnjes. Në një postim në Twitter, ai shkruan se NATO ka ndihmuar për t’i dhënë fund luftërave në Ballkanin Perëndimor dhe se do të vazhdojë të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Unë e mirëpres vendimin përfundimtar të çështjes kundër Ratko Mlladiç për krime të egëra, duke përfshirë Masakrën e Srebrenicës. NATO ndihmoi për t’i dhënë fund dy luftërave etnike në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990 dhe për të mbyllur një kapitull të errët dhe të turpshëm në historinë evropiane. Rajoni mbetet strategjikisht i rëndësishëm për Aleancën tonë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke promovuar paqen dhe pajtimin”, shkroi ai.

I welcome the final ruling of in the case against Ratko Mladic for outrageous crimes, including the #SrebrenicaMassacre. #NATO helped end two ethnic wars in the Western Balkans and remains committed to stability, peace & reconciliation in the region. https://t.co/rjMNaGHWSz

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) June 8, 2021

Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm, për gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, kur forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, për terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrje peng të pjesëtarëve të misionit të huaj, UNPROFOR, gjatë luftës në Bosnje.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni burg perjete per ratko mlladic jens stoltenberg ratko mlladiç burg perjete per ratko mlladic jens stoltenberg ratko mlladiç

Sondazh

Poll