Bota

Urdhëri i Biden, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA: Nëse do të përfshihej marrëveshja e Ahtisarit, zyrtarët serb nuk do

9 Qershor 2021, 08:42 Nga DOSJA
Urdhëri i Biden, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA: Nëse do

KOSOVË- Ish-Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka komentuar urdhërin ekzekutiv të Biden, i cili ndalon zyrtarët që kërcënojnë sigurinë të hyjnë në SHBA. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se fillimisht ky urdhër është amandamentuar në kohën kur ka qënë Bush në Presidencë. Ajo shkroi se Biden vetëm sa e ka ripërtrirë atë, duke shtuar edhe Shqipërinë në këtë. Në lidhje me marrëvëshjen e Presidentit Ahtisari, ajo tha se nëse kjo marrëveshje do të shtohej, zyrtarët serb nuk do të kenë mundësi të hyjnë në SHBA.

Postimi i Plotë: 

Diçka për urdhërin ekzekutiv të Presidentit Biden. Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001( është amandamentuar ndërkohë)Dmth, urdhëri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush. Presidenti Biden vetëm e ka ripërtrirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë ( ndonse urdhëri i adresohet Ballkanit Përendimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite). Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka autorizuar dje vendosjen e sanksioneve direkte për individët e korruptuar dhe ata që minojnë shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor. Ky vendim bie si një këmbanë alarmi për politikanët dhe liderët e korruptuar, ndërsa pas Biden, reagimi u pasua edhe nga sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se Urdhëri Ekzekutiv përfshin tani edhe Shqipërinë. Blinken është tashmë në një gjyq me ish-kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes së tij non-grata, ndërsa ende nuk dihen kush do të jenë emrat e parë, me të cilët SHBA do të nisë vendosjen e sanksioneve për të zgjeruar luftën kundër korrupsionit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora urdheri i joe biden vlora citaku urdheri i joe biden vlora citaku

Sondazh

Poll