Bota

Çështja e Mustafës, prokuroria kërkon fillimin e gjykimit në 12 korrik, avokati e kundështon, do vizitojë Kosovën, mbroj

9 Qershor 2021, 07:46 Nga DOSJA
Çështja e Mustafës, prokuroria kërkon fillimin e gjykimit

SHBA- Ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa ka dalë ditën e sotme në seancën përgatitore të Gjykatës së Hagës. 

Gjatë seancës avokati i ish-Kreut të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bone, ka njoftuar se në javët e ardhshme se do të realizojë tri udhëtime në Kosovë, për të mbledhur prova shfajësuese për klientin e tij. Vizitën e tij të parë do ta bëjë në Kosovë të mërkurën e ardhshme, ndërsa të tjerat në korrik dhe në gusht.

Ndërkohë që nga ana tjëtër Prokururia ka kërkuar që gjykimi i ish-Kreut të UÇK-së, Salih Mustafës të fillojë në 12 korrik, gjë që është kundërshtuar nga pala mbrojtëse, pasi këtë datë e ka konsideruar se shumë e afërt dhe koha është e pamjaftueshme për të mbledhur provat për pafajësinë e Mustafës.  

Nga ana tjetër mbrojtësja e viktimave në Hagë, Annie Puess ka kërkuar që të vizitojë vendin ku ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa akuzohet se ka kryer krime lufte. Puess ka thënë se do të vizitojë fshatin Zllashë, për të cilin Prokuroria Speciale thotë të ketë qenë kamp ndalimi më vitin 1999. 

Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte. Ndërsa, më 28 tetor, Mustafa ka dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Gjykatës Spercile ku ka deklaruar pafajsinë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll