Bota

Seanca e Mustafës, avokati: Do bëjë tri vizita në Kosovë për të mbledhur fakte mbi pafajësinë e klientit tim

9 Qershor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Seanca e Mustafës, avokati: Do bëjë tri vizita në

HAGË- Avokati i ish-Kreut të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bone, ka njoftuar se në javët e ardhshme se do të realizojë tri udhëtime në Kosovë, për të mbledhur prova shfajësuese për klientin e tij. Gjatë seancës, që po mbahet në Hagë, ai ka thënë se vizitën e tij të parë do ta bëjë në Kosovë të mërkurën e ardhshme, ndërsa të tjerat në korrik dhe në gusht.

“Udhetimi im do të jetë të mërkurën. Do të qëndrojë 8-9 dite. Udhetimi i dytë në korrik. Udhëtimi i fundit është parashikuar në javën e parë të gushtit”, tha avokati holandez.

Ndërkohë që Prokuroria ka thënë se do të ishte më mirë që vizita të kryhej pas parashtrimit të argumenteve nga ata.

“Prokuroria kërkon që vizitat të bëhet mbasi që të jenë parashtruar argumentet nga Prokuroria dhe trupi gjykues”, tha një prokuror.

Por Von Bone tha se kjo vizitë duhet të bëhet para se të dëgjohen dëshmitarët.

“Mendoj se duhet të bëhet vizita para dëgjimit të dëshmitarëve dhe ne i qëndrojmë kësaj pikëpamje”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Çështja e Mustafës, ish-kreu i UÇK-së del sot në seancë të hapur në Hagë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora julius von bone kosova ne hage salih mustafa julius von bone kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll