Bota

Shembet parkingu në Izrael, gropa thith poshtë një numër makinash  

9 Qershor 2021, 07:40 Nga DOSJA
Shembet parkingu në Izrael, gropa thith poshtë një numër

IZRAEL- Një gropë e madhe u hap ditën e djeshme në Izrael. Timesofisrael shkruan se gropa u hap në parkingun afër Qendrës Mjekësore Shaare Zedek në Jeruzalem të hënën pasdite, duke gëlltitur një numër makinash dhe duke bërë që shërbimet e urgjencës të shkojnë drejt njësive në zonë.

Në vendngjarje shkuan shtatë kamionë zjarrfikësish, për të ndihmuar njerëzit, por fatmirësisht nuk kishte lëndime në njerëz. Gropa e zhytjes besohet të jetë formuar si rezultat i punës pranë ndërtimit për një rrugë të re në hyrje të Jeruzalemit.

Një tunel në ndërtim e sipër, i cili shkon gjithashtu nën spital dhe parking, ishte shembur pjesërisht.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hapet gropa ne izrael shaare zedek hapet gropa ne izrael shaare zedek

Sondazh

Poll