Bota

Akuza për terrorizëm/ Ndalohen edhe 2 opozitarë të tjerë në Nikaragua, Presidenti ‘sheshon’ rrugën e tij për

9 Qershor 2021, 08:59 Nga DOSJA
Akuza për terrorizëm/ Ndalohen edhe 2 opozitarë të

NIKARAGUA- Autoritetet në Nikaragua kanë arrestuar dy sfidues të tjerë presidencialë të liderit veteran Daniel Ortega në zgjedhjet e këtij vit. BBC shkruan se Felix Maradiaga dhe Juan Sebastián Chamorro janë akuzuar për terrorizëm dhe komplot ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Nikaragua-s.

Ndërkohë që pas arrestimeve të ditës së djeshme SHBA-ja e quajtën Ortega një diktator. Këto arrestime nga Presidenti Ortega, i cili po kërkon një mandat të katërt radhazi në zgjedhjet e Nëntorit, kanë ardhur për shkak se sfiduesit e tij nuk kanë pranuar që të heqin dorë nga kandidaturat e tyre.

Javën e kaluar, udhëheqësja e opozitës Cristiana Chamorro u vendos në arrest shtëpiak për pretendimin e pastrimit të parave, gjë që ajo e mohon. Dhe të shtunën një figurë tjetër e opozitës, Arturo Cruz, u arrestua në aeroportin e Managua teksa mbërriti nga SHBA-ja.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arturo cruz cristiana chamorro daniel ortega felix maradiaga juan sebastián chamorro arturo cruz cristiana chamorro daniel ortega felix maradiaga juan sebastián chamorro

Sondazh

Poll