Aktualitet

Kokainë, armë e ftohtë me vete dhe kanosje ndaj bashkëshortit në proces divorci, arrestohen 9 persona në Tiranë (DETAJET)

7 Qershor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Kokainë, armë e ftohtë me vete dhe kanosje ndaj

TIRANË– Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet, te cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 19-vjeçar, A.D., është arrestuar pasi gjatë kontrollit nga forcat “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kokaine. Një tjetër 19-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke lëvizur me armë të ftohtë. Nga specialistër rrugorë, katër persona janë arrestuar pasi drejtuan mjetin në gjendje të dehur, ndërsa një 26-vjeçar u arrestua pasi drejtoi mjetin pa patentë.  

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për 37-vjeçaren D. Ç., pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S., 57 vjeç, M. S., 28 vjeç, B. B., 55 vjeç dhe I. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

B., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

H., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij D. H., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 06.06.2021, shtetasi K. K., 35 vjeç, ka kallëzuar se në rrugën ”Muhamet Deliu”, gjatë një konflikti është goditur nga një shtetas i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 06.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D. Ç., 37 vjeçe, pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 9 persona në tiranë arrestohen 9 persona në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 08:30

Sherr në Astir, plagoset me thikë 37-vjeçari

TIRANË– Një 37-vjeçar me inicialet F.D., banues në zonën e Astirit është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për m...