Aktualitet

Pjesë e skuadrës civile, Departamenti i Policisë në Michigan falenderon shqiptarin: Bravo për arritjen e jashtëzakonshme

7 Qershor 2021, 04:45 Nga DOSJA
Pjesë e skuadrës civile, Departamenti i Policisë në Michigan

MICHIGAN– Departamenti i policisë në Michigan ka falenderuar një shqiptar, i cili është bërë pjesë e skuadrës civile në këtë zonë.

Në një status në Facebook, në faqen zyrtare, departamente ka publikuar foton e shqiptarit, Kadeti Blerim Sefa, për të cilin kërkon që të gjithë ta falenderojnë për arritjet dhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë pasi ka vlerësuar mundësitë që i ka dhënë ai vend.

“Ju lutemi bashkohuni me ne për të uruar Kadetin Blerim Sefa, një nga punonjësit tanë civilë me shërbimin më të gjatë. Kadet Sefa u bë zyrtarisht një shtetas i Shteteve të Bashkuara të Premten, 4 Qershor. Kadet Sefa erdhi në vendin tonë nga Shqipëria me një vizë diversiteti rreth gjashtë vjet më parë. Sefa tha se i vlerëson mundësitë që ky vend i ka ofruar. Urime Kadet Sefa për arritjen tënde të jashtëzakonshme! MPD është krenare për ty,”- shkruhet në postim.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kadet sefa kadet sefa

Sondazh

Poll