Politike

Protestuesit hynë në Kryeministri, Berisha dhe Kryemadhi: Të mos vritet njeri, të ruajmë qetësinë

16 Shkurt 2019, 10:49 Nga DOSJA
Protestuesit hynë në Kryeministri, Berisha dhe Kryemadhi: Të mos

Teksa protestuesit janë futur në godinën e Kryeministrisë ka folur ish-kryeministri Sali Berisha. Ai është shprehur se Edi Rama duhet të qëndronte në zyrë dhe të mos largohej si dezertor. 

Berisha është shprehur se Rama është duke zhvilluar një anti-miting në Vlorë dhe ka theksuar se nuk duhet të vritet asnjë njeri në protestë. 

Ndërsa Kryemadhi është shprehur se duhet të ruhet qetësia edhe nga protestuesit.  “Të ruajnë qetësionë. Mos se do vriten nga skelat. Mos se do vriten. U flisni njerëzve. Kjo është më e pakta që mund të bëjë Rama. Vërtetë gazi lotsjellës mund të nxjerrë lot nga sytë e shqiptarëve siç ka nxjerrë Rama lot nga sytë e nënave shqiptare por do t’i paguajë këto lot”, u shpreh Kryemadhi. 

Kreu  i PD-së Lulzim Basha është shprehur se kordoni i policisë hapi rradhët që të futeshin protestuesit në Kryeministri. 

“Duan të bëhet një gjë e tillë.  E shikoni çfarë po bëjnë po rrinë duarkryq.”, u shpreh Basha. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll