Politike

Protesta/ Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi thirrje qytetarëve: Protestoni paqësisht, mos bini pre e politikanëve

15 Shkurt 2019, 21:46 Nga DOSJA
Protesta/ Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi thirrje

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që do të protestojnë ditën e nesërme që jenë paqësore dhe të mos bien pre e politikanëve që bëjnë thirrje për dhunë e shkatërrim. 

Brozi shkruan se dhuna është në interes vetëm të atyre politikanëve të korruptuar që po i frikësohen dhe duhet t’i frikësohen përditë e më shumë Reformës në Drejtësi dhe se për këto arsye ato duan që ta sabotojnë rrugën e Shqipërisë në BE.

“U bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë që të protestojnë paqësisht dhe të dëshmojnë se janë të denjë t’i bashkohen familjes së Bashkimit Europian për të cilën ne shqiptarët ëndërrojmë që prej shumë vitesh. Vecanërisht u bëj apel protestuesve që të mos bien pre e atyre politikanëve që bëjnë thirrje për dhunë e shkatërrim. Protestat qytetare e paqësore janë shprehje e demokracisë, ndërsa dhuna e cfarë do natyre qoftë është në interes vetëm të atyre politikanëve të korruptuar që po i frikësohen dhe duhet t’i frikësohen përditë e më shumë Reformës në Drejtësi.  Ata duan ta sabotojnë edhe pranimin e Shqipërisë sonë të dashur në Bashkimin Europian. U bëj apel drejtuesve dhe forcave të policisë që të mos bien në grackën e provokimeve që mund të bëhen gjatë protestës, por të veprojnë me profesionalizëm e gjakftohtësi në respektim e zbatim të ligjit,”-shkruan Brozi.

Ditën e nesërme Partia Demokratike dhe aleatët do të protestojnë para kryeministrisë nga ku edhe do të kërkojnë një qeveri teknike për të zhvilluar më pas zgjedhje të parakohëshme qendrore bashkë me ato lokale të vendosura për t’u zhvilluar në qershor.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt be gjykata e kasacionit protesta e opozites shqiperia zef brozi 16 shkurt be gjykata e kasacionit protesta e opozites shqiperia zef brozi

Sondazh

Poll