Politike

Deputeti i PD: Policia kërkon që t’i bashkohet protestës, thirrjes së KM po i përgjigjet me mosveprim

16 Shkurt 2019, 08:50 Nga DOSJA
Deputeti i PD: Policia kërkon që t’i bashkohet protestës,

TIRANË- Deputeti i Partisë Demorkatike, Ervin Salianji, në një postim në Facebook shkruan se protestës së opozirtës po i bashkohet edhe policia.

Sipas tij forcat e rendit po inkurajojnë qytetarët që të vijojnë protestën dhe kërkojnë që të bëhen pjesë e saj.

“E pangjarë, protestes më masive qytetare po i bashkohet edhe policia!  Policia po bashkohet me qytetarët! Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmê ndaj protestuesve!

Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para! Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!

Ndërkohë që drejtuesit politike te Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur ti shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve policët e thjeshtë kanë zgjedhur anen e qutetareve, sepse njesoj si qytetarët e tjerë efektivët paguhen keq dhe trajtohen edhe me keq duke qënë mes zjarrit të krimit dhe tradhëtisë së eprorëve politike! Sot në 11, të gjithë në Bulevard, eja edhe ti, në këmbë për Shqipërinë”, shkruan deputeti demorkat.

Opozita sot organizon një protestë në Tiranë dhe sipas shifrave të publikuar prej saj janë më shumë se 50 mijë qytetarë që do të bashkohen nga rrethet.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji policia i bashkohet protestes protesta e opozites 16 shkurt 2019 protesta ne tirane ervin salianji policia i bashkohet protestes protesta e opozites 16 shkurt 2019 protesta ne tirane

Sondazh

Poll