Politike

U godit nga truproja e Bashës, i moshuari rrëfen bisedën me kryedemokratin: Do ta padis (Video)

15 Shkurt 2019, 22:16 Nga DOSJA
U godit nga truproja e Bashës, i moshuari rrëfen bisedën me

Në një intervistë për gazetarin Artin Halili të televizionit “Sot7”, 67 vjeçari Vasil Buzo tregon bisedën e tij me Lulzim Bashës dhe arsyen se përse bodigardi i tij e goditi. (Shiko këtu)

Unë atë ditë e takova dhe më tha si je, mirë i thashë unë. Më datën 16 e di që kemi protestë, por në datë 17 nuk e di çfarë do bëhet, kush do ta marri? Ai me tha: Unë do ta marr, populli. Cili popull i thashë unë, ti? Ti vodhe rrugën e Kombit dhe 300 milionë euro, plus asaj vrave edhe 4 veta në Tiranë. Pastaj ai iku pa më kthyer përgjigje dhe bodigardi i tij erdhi dhe më goditi. Ishte I fortë grushi po unë u largova. Unë vetëm për t’i thënë atë gjë Bashës dola.

Vasil Buzo përfundon duke thënë se do ta ndjekë çështjen edhe më tej, ai tha se po mundohet të gjejë një avokat për ta paditur Lulzim Bashën, por e ka të vështirë diçka të tillë pasi nuk ka para për procesin gjyqësore, por një gjë është e sigurt që ai nuk do ta lërë me kaq.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne elbasan lulzim basha truproja e bashes godet te moshuarin basha ne elbasan lulzim basha truproja e bashes godet te moshuarin

Sondazh

Poll