Politike

Qeveria i bllokoi buxhetin, kryebashkiaku i Skraparit: Kemi bërë kallzim penal në Prokurori

15 Shkurt 2019, 18:46 Nga DOSJA
Qeveria i bllokoi buxhetin, kryebashkiaku i Skraparit: Kemi bërë

Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu në një takim të mbajtur në Çorovodë ka folur mbi rastin e paprecedentë të bllokimit të buxhetit të Bashkisë Skrapar.

Sipas kryetarit të Bashkisë, institucionit që ai drejton ende nuk i ka kaluar buxheti për vitin 2019 dhe se për këtë arsye ka dorëzuar një kallzim penal.

“Nuk është miratuar buxheti janë thjesht katër paçavure. Kemi bërë kallzim penal në Prokurori. Drejtësia do të vonohet por do të fitohet. Kam shkresën që i kemi çuar për të gjitha pagat e punonjësve. Prefekti nuk kërkoi shpërndarjen e Këshillit por u bë edhe ai pjesë e lojës. Fatkeqësisht pjesë e lojës u bë edhe ministrja e Financës,”-tha ai. 

Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i LSI-së, Nasip Naço, i cili theksoi paligjshmërinë dhe falsifikimet e Vendimeve të Këshillit Bashkiak Skrapar si dhe paaftësinë e institucioneve për të reaguar.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e skraparit nasip naço nesim spahiu bashkia e skraparit nasip naço nesim spahiu

Sondazh

Poll