Politike

‘Gjithçka nesër për një karrige!’, Braçe pas fjalimit të Kryemadhit: Flasin edhe në emër të zotit

15 Shkurt 2019, 20:00 Nga DOSJA
‘Gjithçka nesër për një karrige!’,

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas takimi të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me strukturat e partisë që ajo drejton. (Lexo këtu)

Në fjalën e saj, Kryemadhi i kërkoi Zotit forcë që të përballonte protestën e nesërme. Ka qënë pikërisht ky detaji që i ka tërhequr vëmendjen  Braçës, i cili më pas e ka ironizuar se ka përdorur emrin e Zotit për një karrige.

Tani, flasin dhe në emër të zotit! Në emër të zotit dhe, për karrige! Vetëm për karrige! Kush nuk e ka kuptuar ende, urdhëroni; gjithçka nesër është për një karrige! Asgjë tjetër! Në emër të zotit për karrige! Oooooo zoooot!,”– shkruan Braçe.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në zonën e Laprakës ku renditi të gjitha pengesat që qeveria ka nxjerrë për mosorganimimin e protestës së opozitës ditën e nesërme. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace monika kryemadhi protesta e opozites erion brace monika kryemadhi protesta e opozites

Sondazh

Poll