Politike

PD publikon shifrat: 50 mijë qytetarë janë nisur drejt Tiranës

16 Shkurt 2019, 07:51 Nga DOSJA
PD publikon shifrat: 50 mijë qytetarë janë nisur drejt

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar shifrat paraprake se sa qytetarë do të jenë në protestën e që do të shvillohet nga opozita në Tiranë. Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se  drejt Tiranës janë nisur  50 mijë qytetarë.

Qarku që është ndër më të mëdhenjt dhe që është më afër, Durrësi, duket se  ka dhe numrin më të madh të protestuesëve, pasi sipas PD janë 9100 durrësakë që janë nisur drejt Tiranës.

NDARJA E PROTESTUESËVE SIPAS QARQEVE

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë

Qarku Lezhë – 6800 qytetarë

Qarku Kukës – 4000 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9100 qytetarë

Qarku Elbasan – 7500 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 4800 qytetarë

Qarku Vlorë – 4500 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë

Qarku Korçë – 4200 qytetarë

Protesta e opozitës do të zhillohet sot në orën 11:00 në sheshin para kryeminsitrisë dhe mendohet se mund të zgjasë shumë orë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll