Politike

Protesta/ PD zbulon skenarin, çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë

16 Shkurt 2019, 09:58 Nga DOSJA
Protesta/ PD zbulon skenarin, çfarë pritet të ndodhë para

TIRANË- Partia Demokratike ka zbuluar skenarin se çfarë do të ndodh sot në sheshin para Kryeministrisë. Sipas zyrës së shtypit të PD, sot në protest nuk do të ketë fjalime  nga kryetarë partish.

“Fjalën e kanë vetëm qytetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së kreut të opozitës për të marrë fatin në duart e tyre. Protesta do të hapet nga një vajzë e re nga Shkodra. Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojten Teatrin, nga banorët protestues të Unazës së Re, të cilët janë në qendër të protestës. Do të ketë përfaqesues nga biznesi i vogël, një pedagog, fermer, artizan dhe sipërmarrës i ri. Më pas, qytetarët do të jenë të lirë ta marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre”, deklaron PD.

Kjo protestë është thirrur nga Partia Demorkatike dhe  partitë e tejra opzitare dhe kanë ëbrë thirerje për një qeveri tranzitore dhe kërkojnë largimin e Ramës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt 2019 nuk ka fjalime protesta e opozites qytetaret ne proteste skenari i protestes 16 shkurt 2019 nuk ka fjalime protesta e opozites qytetaret ne proteste skenari i protestes

Sondazh

Poll