Sport

Autoironia e Hazard: belgu i akuzuar se është mbipeshë, bëhet imazh i linjës së re të panineve

6 Qershor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Autoironia e Hazard: belgu i akuzuar se është mbipeshë,

 BELGJIKË-Eden Hazard, futbollisti i Real Madrid kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, kjo jo për shkak se ka dhënë diçka në fushën e lojës, por lidhet me formën e tij fizike, e plotësuar me akuza se është shumë … “gordo”, duhet vërtet shumë autoironi për të pranuar të bëhet një nga promovuesit … e McDonald’s gjatë Kampionatit Evropian.

IMAZHI – Siç shpjegon gazeta spanjolle AS, përfaqësuesja belge ka nënshkruar një partneritet me zinxhirin e famshëm të ushqimit të shpejtë, i cili paraqet për publikun e saj Red Devils Burger, sanduiçe speciale që do të jenë në dispozicion vetëm për periudhën e kampionatit evrpian. Si rezultat, disa nga lojtarët më të mirë në ekipin e Martinez janë bërë imazhi: De Bruyne, Tielemans dhe Hazard. Fantazisti shfaqet në reklamë me një fytyrë shumë të befasuar për lajmet se ka një ‘burger’ kushtuar Belgjikës. Një dozë e shëndetshme e vetë-ironisë pas të gjitha polemikave që kanë nënvizuar se si dashuria për ushqimin e futbollistit të Real Madrid i ka dhënë atij një formë që nuk është saktësisht ajo e një futbollisti.

LEGJENDA – Shkurtin e kaluar, Hazard u dëmtua për herë  të 11-të dhe Burger King me një postim viral publikoi: “Pse Hazard nuk u stërvit sot?”, përgjigjja ishte e thjeshtë: “ka një reklamë për Burger King”. Me pak fjalë, marrëdhënia midis zinxhirëve të ushqimit të shpejtë dhe belgut është tani një marrëdhënie … e konsoliduar. Por nga vjen ajo? Ekziston një arsye shumë e fortë, e cila ka të bëjë me një ndeshje të vitit 2011. Hazard u zëvendësua në minutën e 60-të nga trajneri i atëhershëm Georges Leekens dhe ai mendoi mirë jo vetëm për të lënë fushën, por edhe stadiumin. Me sa duket, atëherë, futbollisti kishte shkuar për një hamburger me familjen.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hazard real madrid hazard real madrid

Sondazh

Poll