Sport

“Titulli kampion vështirë të rifitohet”, presidenti i Interit dorëzohet pa nisur sezoni i ri: Objektivi është…

6 Qershor 2021, 11:50 Nga DOSJA
“Titulli kampion vështirë të rifitohet”, presidenti i

ITALI-E ardhmja është shkruar, por realiteti është ndryshe tani sepse bota ka ndryshuar dhe problemet janë rritur me pandeminë. Stevan Zhang nuk ka frikë nga kriza, ai përpiqet ta ngasë atë pa u fundosur. Inter fitoi titullin kampion pas viteve të hegjemonisë së Juventusit dhe tani objektivi është gjithmonë për të mbajtur ekipin në krye. Që do të thotë, me fjalë të tjera, Champions League. Kështu rrëfen presidenti i zikaltërve për La Gazzetta dello Sport dhe harton një bilanc pas-kampionatit.

“Na duhet një kapital i madh në fund të merkatos, duam ta mbajmë ekipin konkurues,për të lejuar skuadrën të bëjë mirë në Champions League dhe natyrisht të fitojmë përsëri vitin e ardhshëm, sepse ne duam të jemi klub i madh”. Sidoqoftë, do të jetë shumë e vështirë të fitosh përsëri në Serie A dhe Zhang e pranon pa mëdyshje: “Gjashtë, shtatë klube ëndërrojnë të fitojnë titullin çdo vit, pastaj realiteti është ndryshe. Të shijojmë atë që fituam”.

Presidenti përqendrohet pastaj tek individët duke filluar me Antonio Conten, arkitekti i vërtetë i titullit zikaltër. “Dy vjet më parë më arritëm ta sillnim atë, isha dhe mbetem i bindur se Conte është një trajner fitues: kjo është arsyeja që na ka shtyrë të investojmë kaq shumë në të dhe në ekip në dy vitet e fundit”.

Tani topi shkon te Simone Inzaghi: “Gjatë viteve ai ka treguar se është një teknik me vlerë dhe përvojë, ai ka cilësitë për ta mbajtur klubin tonë konkurrues, gjë që ne duam, por duke bashkëpunuar me ne për të siguruar që Inter të mbetet një klub solid dhe pa rreziqe. E njeh projektin tonë, ka pranuar dhe jemi shumë të lumtur që e kemi këtu, duke shpresuar të jemi në gjendje të fitojmë së bashku ”, shtoi Zhang.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter steven zhang inter steven zhang

Sondazh

Poll

Sport 5 Qershor 2021, 18:56

UELLS-Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare,...