Sport

Lëvizje e befasuese! Barcelona kërkon të rrëmbejë yllin e kuqezinjve…

6 Qershor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Lëvizje e befasuese! Barcelona kërkon të rrëmbejë yllin

SPANJE – Rinovimi i fantazistit Hakan Calhanoglu me kuqezinjtë e Milanit ka marrë trajtën e një telenovele. Befas, në skenë e merkatos është ngjitur Barcelona. Në Spanjë po flitet se në Katalonjë ka interesa të shtuara për mesfushorin turk.

“Fichajes.net” raporton se klubi “bluagrana” po mendon për playmakerin e Milanit, si një alternativë e parë në rast të dështimit në tratativave me holandezin Georginio Wijnaldum, i cili duket është tunduar nga oferta që ka marrë nga PSG.

Nëse marrëveshja me mesfushorin holandez të Liverpool nuk arrihet, atëherë kandidatura e Hakan Calhanoglu do të dilte në plan të parë. Sipas gazetës spanjolle, katalanasit kanë kontaktuar me agjentin e turkut, për të mësuar gatishmërinë për të lëvizur në Spanjë.

“Fichajes” shpjegon, se cilësitë e 27-vjeçarit do të shkojnë në mënyrë të përsosur me lojën e trajnerit të Kouman. Pastaj, mundësia që lojtari të lëvizë me parametra në zero, është joshëse për shumë ekipeve, ndërkohë që Milani tani e ka të vështirë ta mbajë.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “fichajes.net” barcelona georginio wijnaldum hakan calhanoglu milanit “fichajes.net” barcelona georginio wijnaldum hakan calhanoglu milanit

Sondazh

Poll

Sport 5 Qershor 2021, 18:56

UELLS-Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare,...