Sport

Pas Antonio Contes, Tottenham kthehen sytë nga Erik ten Hag

6 Qershor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Pas Antonio Contes, Tottenham kthehen sytë nga Erik ten Hag

ANGLI – Pas përfundimit të negociatave me Antonio Conte, ish-trajnerin e Interit, skuadra e Tottenham është ende në kërkim të një tekniku të ri. Sipas informacioneve nga “Mirror”, Spurs tani po shikojnë nga afër Erik ten Hag, trajnerin e Ajax që nga viti 2017, kampion më 2019 dhe 2021.

Por Ajax ka nxituar dhe aktivizuar një klauzolë për ta bllokuar lëzivjen e teknikut të tyre. Erik ten Hag ishte ndër kandidatët fillestarë, të kërkuar nga presidenti Daniel Levy, pasi portugezi José Mourinho u shkarkua nga detyra.

Të vetëdijshëm për interesin anglez ndaj trajnerit të tyre, drejtuesit e Ajax shpejt nxorën një klauzolë për zgjatjen e kontratës, që e mban të lidhur atë me skuadrën nga Amsterdami.

Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të sjellë Mauricio Pochettino, ish-menaxher i tyre nga 2014 në 2019, Spurs do të duhet të gjejnë shpejt një zgjidhje për të zëvendësuar vendin e lënë bosh që ngas largimi i José Mourinhos.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antonio conte erik ten hag josë mourinho tottenham trajnerin e ajax antonio conte erik ten hag josë mourinho tottenham trajnerin e ajax

Sondazh

Poll

Sport 5 Qershor 2021, 18:56

UELLS-Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare,...