Sport

Gara e Bakusë e mbushur me ngjarje. Sergio Perez i Red Bull – fitues!

6 Qershor 2021, 14:54 Nga DOSJA

AZERBAJXHAN – Garë tepër spektakolare Grand Prix e Azerbajaxhanit në Formula 1. Episode dhe emocione të shumta. Me gjasa kompania e gomave “Pirrelli” mund të ulet në “bankën” e të akuzuarve.

Piloti meksikan Sergio Perez, i përshkoi i pari 51 xhirot e cirkuitit të Bakusë me makinën e tij Red Bull, i cili koleksionon fitoren e dytë në karrierë. Pas tij, pas një mungese të gjatë, në podin e fituesve u ngjit Sebastian Vettel, për t’u plotësuar podi me Pierre Gasly të AlphaTaurit, që në fund dueloi ashpër me Charles Leclerc të Ferrarit, i cili e humbi “polen” vetëm pas tri xhirosh.

Fatkeqi i madh i kësaj gare ishte piloti holandez Max Verstappen, cili ndërsa kryesonte garën dhe filloi të mendohej si fitues, pësoi një çarje të gomës së majtë prapa, duke pësuar edhe një aksident që e nxorri jashtë konkurrimit.

Makina e sigurisë hyri në pistë, kur kishin mbetur edhe dy xhiro, me shokun e tij të skuadrës Sergio Perez në krye, i ndjekur nga Luis Hamilton dhe Sebastian Vettel. Me rifillimin e garës për dy xhirot e mbetura, Hamilton i Mercedes gaboi dhe doli jashtë pistës, duke e lehtësiuar disi dhimbjen e Verstappen që gjithashtu mbeti pa pikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport charles leclerc formula 1 grand prix e azerbajaxhanit pierre gasly red bull sergio perez charles leclerc formula 1 grand prix e azerbajaxhanit pierre gasly red bull sergio perez

Sondazh

Poll