Sport

Përleshje masive midis tifozëve, boks edhe jashtë ringut në Magdeburg

6 Qershor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Përleshje masive midis tifozëve, boks edhe jashtë ringut në

GJERMANI – Pas fitores unanime të boksierit të peshave të rënda Agit Kabayel kundër amerikanit Kevin Johnson, grushtat dhe karriget fluturuan në mjedisin e Magdeburgut, ku u zhvillua mbrëmja gala e boksit.

“Ata që nuk dinë të sillen duhet të qëndrojnë në shtëpi. Kur sheh diçka të tillë, sigurisht që je shumë i trishtuar”,- tha boksieri gjerman Kabayel, i cili është i pamposhtur në 21 ndeshje profesioniste, në MDR: “Diçka e tillë e shkatërron boksin. Ata që nuk mund të sillen ndryshe duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata e shkatërruan gëzimin dhe fitoren time.”

Boksieri 28-vjeçar, i cili u përpoq më kot të qetësonte me mikrofon në dorë huliganët jashtë ringut, mori një telefonatë nga nëna e tij e shqetësuar, e cila shikonte pamjet e dhunshme të incidentit: “Mami është gjithmonë e shqetësuar,”- u shpreh ai.

Për luftën në skenën e Magdeburgut, autoritetet kishin lejuar deri në 1000 shikues, që u testuan negativisht nga Covid-19. “Ne kishim 1000 spektatorë, 980 prej të cilëve ishin mysafirë të shkëlqyeshëm. Por për shkak të 20 idiotëve, tani kemi këtë ngjarje. Eshtë thjesht trishtuese,”– kanë deklaruar organizatorët e këtij eventi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport agit kabayel kevin johnson magdeburgut agit kabayel kevin johnson magdeburgut

Sondazh

Poll

Sport 5 Qershor 2021, 18:56

UELLS-Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare,...