Sport

Ceferin: “Për mua Agnelli nuk ekziston më. Ai më gënjeu deri në fund”

6 Qershor 2021, 08:59 Nga DOSJA
Ceferin: “Për mua Agnelli nuk ekziston më. Ai më

ZVICER – Në një intervistë me faqen e internetit “sofoot.com”, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, ka folur për çështjen “Superlega”, duke sulmuar sërish Andrea Agnelli: “Në sytë e mi, ky njeri nuk ekziston më. Mendova se ishim miq, por ai më gënjeu deri në minutën e fundit të ditës së fundit, duke u siguruar që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Ndërsa një ditë më pare, ai tashmë kishte nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme për fillimin e Superligës,”- ka deklaruar Ceferin.

Gënjeshtra“Sinqerisht, ne nuk e dinim saktësisht se çfarë po ndodhte, – vazhdoi numri 1 i UEFA-s. – Kohë pas kohe kemi marrë kërcënime për ndarje, dokumente të rrjedhura mbi këtë temë… Por ne nuk i kemi marrë ato shumë seriozisht. Agnelli, asokohe president i ECA-s, ishte anëtar i Komitetit tonë Ekzekutiv dhe vazhdimisht na siguronte se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Sidomos, kur nga ana jonë ishin organizuar disa takime me klubet, për t’u prezantuar atyre reformën e re të Champions League, një reformë e votuar nga dymbëdhjetë klubet rebele. Ditën tjetër, ata zbuluan projektin e tyre drithërues. Nuk kisha dyshime? Kur njerëzit vinë në zyrën tuaj dhe betohen: “Jo, jo, të gjitha janë budallallëqe”, është e vështirë të mos i besosh,”-shprehet Ceferin.

Lufta shoqërore“Ishte një luftë shoqërore dhe pikërisht për këtë arsye, edhe reagimet ishin kaq brutale, – vazhdon Ceferin. – A kanë të drejtë dymbëdhjetë miliarderë të na privojnë nga sporti ynë? Futbolli është më shumë sesa thjesht një lojë, është një pjesë integrale e kombeve, kulturave dhe shoqërive tona. Kjo është arsyeja, pse leximi tyre i situatës ishte plotësisht i gabuar. Më në fund, mendoj se është gjë e mirë e gjithë kjo që ndodhi, sepse kërcënimi që varej në ajër, është zhdukur dhe tani do të jetë më e lehtë të flasësh për mekanizmat e solidaritetit me këto klube. Ne patëm një luftë të ashpër, ishin 48 orë të çmendura, por tani është e qartë: ata nuk do të provojnë më. Për 10-15 vitet e ardhshme, ne jemi të qetë. Por deri atëherë, nuk i dihet. Besoj se në atë kohën nuk do të jem më në futboll”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aleksandër čeferin andrea agnelli presidenti i uefa-s superligës aleksandër čeferin andrea agnelli presidenti i uefa-s superligës

Sondazh

Poll

Sport 5 Qershor 2021, 18:56

UELLS-Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare,...