Politike

Gara për kryesimin e PD, kandidati Fatbardh Kadilli mesazh për demokratët: Bëhu zot i fatit tënd, të punojmë së bashku p

6 Qershor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Gara për kryesimin e PD, kandidati Fatbardh Kadilli mesazh për

TIRANË– Kandidati për kryetar për Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli u ka bërë thirrje për mbështetje të gjithë demokratëve për zgjedhjet e 13 qershorit.

Përmes një video-mesazhi të postuar në rrjetin social ‘Facebook’. Kadilli shprehet se mbështetja e demokratëve duhet për të kapërcyer kohën e tronditjes dhe hutimit. Ai thekson se ata duhet të ndahen nga rruga e vjetër.

Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur.Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër.Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet perfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde.Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit!Demokrat – Behu Zot i Fatit Tënd!”, shprehet Kadilli.

Mesazhi i Kadillit vjen disa ditë larg zgjedhjeve në Partinë Demokratike. 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë. Si e sheh publiku? Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli gara per kreun e pd zgjedhjet brenda pd fatbardh kadilli gara per kreun e pd zgjedhjet brenda pd

Sondazh

Poll

Politike 6 Qershor 2021, 07:14

MAT– Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka propozuar Vetting për politikanët, një propozim ky i vjetër i Partisë Demokratike, që u la në harresë verën e...