Sport

VIDEO / Shqipëria shkëlqen në San Marino, 3 medalje ari dhe 1 bronzi!

5 Qershor 2021, 18:20 Nga DOSJA
VIDEO / Shqipëria shkëlqen në San Marino, 3 medalje ari dhe 1

SAN MARINO – “Shqipëria ka shkëlqyer në mitingun ndërkombëtar të atletikës midis vendeve të vogla të kontinentit”, – kështu është shprehur për “Dosja.al”, Gjergji Ruli, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, pas përfundimit të këtij aktiviteti në San Marino.

Në këtë turne ndërkombëtar, që organizohet midis “Small Contri”, ishin atletë pjesëmarrës nga 18 vende të kontinentit. Ekipi shqiptar përbëhej nga 8 atletë, dy meshkuj dhe 6 femra, të cilët në përfundim të garave arritën të fitonin 3 medalje ari dhe 1 një bronzi.

Në garën e kërcimit të gjati, atleti ynë i njohur Izmir Smajli. thuajse nuk pati kundërshtarë. Ai kërceu 7.80 m sa për të siguruar medaljen e artë, ndërkohë që në kërcimin e dytë bëri një kërcim fenomenal, duke kaluar largësinë 8.33 m. Por ky rezutat nuk u konsiderua, pasi Smajli kishte shkelur vijën e pedanës me vetëm 2 milimetra, çka gjyqtaria e dha faull. Në vijim të garës, Smajli u tërhoq nga konkurrimi për ta ruajtur për garat e ardhshme dhe më të rëndësishme për kampionin, që ende është në kërkim të arritjes së normës së pjesëmarrjes në Olimpiadën e Tokios.

Gjithashtu, edhe atleti Franko Burraj siguroi medaljen e artë në garën e 400 m me kohën 46.90 sekonda, madje duke përmirësuar edhe rekordin kombëtar. Në “ekipin” e femrave, rezultatihn më të mire e zunë motrat Dauti. Redia, me kohën 2’14 sekonda, meritoi medalje ari në garën e 800 metrave, ndërsa Relaksa fitoi medalje bronzi në garën e 1500 metrave.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franko burraj gjergji ruli izmir smajli motrat dauti san marino franko burraj gjergji ruli izmir smajli motrat dauti san marino

Sondazh

Poll