Sport

Nuk ka qetësi mes “Panzerave”, lojtarët e Bayern-it grinden mes tyre

4 Qershor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Nuk ka qetësi mes “Panzerave”, lojtarët e Bayern-it

GJERMANI – Në miqësoren ndaj Danimarkës anësori i “Pancerave” nuk ia doli në shumë raste ta driblonte kundërshtarin, mungoi gjuha e trupit dhe sprintet ishin të vakëta, saqë nuk patën asnjë impakt te kundërshtari.
Kjo bëri që në drejtim të tij, të vinte një ulërimë e mesfushorit dhe shokut të tij të skuadrës Joshua Kimish. Ishte minuta e 51’ kur Danimarka fiton një top në gjysmëfushën e saj.

Gnabri, Myler dhe Kimish bëjnë menjëherë presing për ta rifituar topin, vetëm Sane jo. Më pas dëgjohen dy herë fjalët e Joshuas: “Leroi sulmo, sulmo Leroi!” Sane nuk reagoi dhe qëndroi me një pamje të inatosur. Disa sekonda më vonë, Leroi ndërhyn në mënyrë të gabuar drejt kundërshtarit duke u bërë lojtari i parë, që mori një karton të verdhë në ndeshjen e së mërkurës.

Një mungesë totale dëshirë që mund të ketë pasoja për të. Për ta qetësuar situatën foli zëvendëstrajneri Markus Sorg, i cili tha se Sane kishte bërë hapa përpara. “Leroi është një lojtar ndryshe nga çka qenë më parë. Ai është përmirësuar në disa aspekte gjatë lojës dhe pse duhet të bëjë më shumë, sigurisht që të gjithë lojtarët duhet të sakrifikojnë disa herë edhe jashtë pozicionit të tyre”.

Megjithatë sjellja e Sanesë e ka nevrikosur shumë Kimishin që dhe disa ditë më parë në stërvitjen e kombëtares është parë të flasë i inatosur me shokun e tij të skuadrës. Duket se Sane është një trup i huaj në skuadrën e Lëvit duke mos bërë atë që kërkohet nga ai.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll