Bota

Takimi me Biden, Putin: Duhet të rregullojmë marrëdhëniet, ne nuk kemi asnjë problem me ta

4 Qershor 2021, 18:25 Nga DOSJA
Takimi me Biden, Putin: Duhet të rregullojmë marrëdhëniet,

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se dëshiron që të përmirësojë marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në. Aljazeera shkruan se gjatë një forumi ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg, Putin ka deklaruar se, ai dhe Biden duhet që të gjejnë mënyrë për të zgjidhur marrëdhëniet e tyre. Ai gjithashtu ka shtuar se ata nuk kanë asnjë problem me SHBA-në, por e kundërta po ndodhë me SHBA-në, sipas Putin, pasi ajo po kërkon që të ndalë zhvillimin e Moskës

“Ne duhet të gjejmë mënyra për të kërkuar një zgjidhje në marrëdhëniet tona, të cilat janë në një nivel jashtëzakonisht të ulët tani. Rusia nuk ka asnjë problem me SHBA-n. Por ajo ka një problem me ne: ata duan të frenojnë zhvillimin tonë, ata flasin për këtë publikisht,” tha Putin.

Biden dhe Putin do takohen në 16 qershor në Samitin e Gjenevës. Ata pritet që të flasin për një mori çështjes, të cilat kanë ndikuar në marrëdhëniet mes vende.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden vladimir putin joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll