Bota

Ministri i Shëndetësisë në Angli del kundër dhurimit të vaksinave: Të vaksinojmë fëmijët tanë, janë më të rëndës

4 Qershor 2021, 17:19 Nga DOSJA
Ministri i Shëndetësisë në Angli del kundër dhurimit

ANGLI- Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock ka deklaruar se vaksinimi i fëmijëve në Angli ka më shumë rëndësi se sa dhurimi i vaksinave për vendet e tjera. The Guardian shkruan se, Hancock gjatë një takimi me Ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7, tha se pas vaksinimit të fëmijëve do të sigurojë që vendet e tjera të kenë qasje te vaksinat.

“Detyra ime e parë si sekretar shëndetësor për Mbretërinë e Bashkuar është të sigurohem që Mbretëria e Bashkuar të jetë e mbrojtur dhe e sigurt, dhe ndërsa fatmirësisht fëmijët preken shumë rrallë nga vetë Covid, ata ende mund të kalojnë sëmundjen.

Krahas kësaj unë jam duke punuar me kolegët e mi ndërkombëtarë për t’u siguruar që njerëzit mund të kenë qasje në vaksinat në të gjithë botën, dhe në veçanti natyrisht vaksinën e Oksfordit”, tha Hancock.

Në Angli deri tani janë vaksinuar 26,4 milion persona plotësisht, ndërsa doza të dhëna gjithsej janë 66,2 milion. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota matt hancock vaksinimi i popullsise matt hancock vaksinimi i popullsise

Sondazh

Poll